Zgjedhjet në Maqedoni, KQZ: Pjesëmarrja në votim, 60.38%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni përmes një konference për shtyp njoftoi se deri në ora 17:00 ka votuar 60,38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë me të drejtë vote.kshz-mk_1478424769-6765520

Votojnë mbi 1.7 milionë qytetarë

Dita e sotme ka qenë e qetë në Shkup. Në mijëra qendra votimi në Maqedoni votohet në 6 zona zgjedhore dhe vetëm për partitë. Listat kanë vetëm emrat e udhëheqësve, ndërsa se kush do të jetë deputet e përcaktojnë listat e brendshme, që janë të mbyllura.

850x636_1334802551481463757Vëzhguesit e shumtë kanë vërshuar Maqedoninë. Në organizatën “Most”, që monitoron zgjedhjet, kanë raportuar për disa incidente të fotografimit të votës. Por gjithçka është nën vëzhgim.

“Ne kemi mbi 3.000 vëzhgues dhe kemi mbuluar shumicën e qendrave të votimit. Do të ndjekim procesin në çdo vend. Vëzhguesit tanë do të jenë në këto qendra deri në përfundim të procesit, por deri më tani nuk ka pasur shumë parregullsi”, tha Teodora Pop Trajkov, organizata “Most”.

Zgjedhjet-në-Maqedoni-16-780x439

Zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë, në orët e para nuk kanë zgjuar kryeqytetin e vendit, pavarësisht se votimet konsiderohen si një referendum mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Kutitë e votimit mbyllen në orën 19:00 në tërë Maqedoninë, ndërsa rezultatet e para pritet të jepen vetëm disa orë më vonë, kur do të kuptohet nëse Maqedonia ka bërë ndryshime apo i ka besuar qeverisjes së vjetër.

Zgjedhjet e sotme parlamentare po zbatohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe një njësi zgjedhore me 46 vendvotime për votim jashtë vendit, transmeton TetovaSot.

Flamuri-i-Maqedonisë-650x358

Sipas Listës Zgjedhore të përmbyllur të drejtë vote kanë 1.784.416 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 1.531.368 në Maqedoni.

Në listë të posaçme zgjedhore janë shënuar 230.122 persona të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent llogariten se janë me punë të përkohshme jashtë vendit, ndërsa për votim në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar paraqitjet e 20.573 votuesve.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare janë si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, marrëveshje midis katër liderëve politik për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe janë data e tretë me radhë pas dy tentimeve të pasuksesshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU