Kryeminsitri Edi Rama publikoi videon e arrestimit të tatimorëve që u dneoncuan nga pronarja e një biznesi. Ai u kërkoi qytetarëve të bëhen pjesë e atij që e quan “koalicioni me njerëzit e zakonshëm”. Por, ka pasur komente nga më të ndryshmet. ka pasur edhe nga ata që i kërkonin Ramës të niste me ndëshkimet nga ministrat e tij.
KOMENTET:
Komentuesi: Grabitqaret e tu jan ata ti i ke cuar aty se te shikojn ty ata qe vjedh shqiperine dhe zanatin nga ty e kan
Rama: Po mor Skerdi po sikur te shkoje ne shkolle e te mesoje perpara se te besh analistin dhe te mos humbje kohe duke filmuar cigaret ne kafene, a nuk do ishte me mire per ty si thua?
Skerdi: Xhaxhi rama te fundit ne shkolle te paret ne jete.. kohen e lir e kaloj sipas menyres time.. dhe per sa pet shkollen e kam mbaruar dhe jemk detyruar te ikim nga shqiperia se nuk jetohet duke punuar me pune 200 milek respekte
Rama: Skerdi Tedi nuk e di cfare shkolle ke mbaruar po me shqipen qe shkruan edhe tetevjecaren ta kane dhene me hater! Ndersa sa per ate i fundit ne shkolle i pari ne jete prit edhe ca dhe do ta provosh vete
Komentuesi: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet
Rama: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme.
Komentuesi: Do marresh shume sms,pasi gjithe administrata eshte jo profesionale, korruptive,burrakraci pa fund, derrmoji shkarkoi ndjekje penale,policia vazhdon te mos jete rezultative,jo profesionale,e lidhur me krimin, arsimi dhe mjekesia lene per te deshiruar, lufte pa kompromis Z.Kryemin,por kjo duhet te filloje nga koka, sepse bishtat drejtohen vete nqs koka eshte ne rregull.
Rama: Enkel, policia eshte me mire se c’ka qene ndonjehere po duhet dhe do te behet shume me mire akoma, keshtu edhe te tjerat, po keta derrmohen vetem me bashkepunim sic beri zonja qe i coi ne pranga tre batakcinjte!
Komentuesi: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta maskarenj, gjakpires, kush i futi ne pune? Boh.
Rama: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s’ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!