Zëdhënësi i Metës: Rama nuk mund ta ndalojë Presidentin!

Vijon debati mes Presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama pas vendimit të kreut të shtetit për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kreut të qeverisë.

Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet”, thotë Blushi.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU