Zbulohet një planet i mbuluar krejtësisht me llavë… 2500 gradë celcius

Një planet me pamje të çuditshme, thuajse është nxjerrë nga filmi Star Wars, është zbuluar kohët e fundit nga teleskopi Spritzer i NASA-së. Teleskopi Spritzer i NASA-së ka zbuluar një planet të ngjashëm me Mustafar, aty ku Obi-wan Kenobi dhe Darth Vader u ndeshën në fund të “The Revenge of the Sith”.

Planeti në fjalë është i mbuluar pothuajse krejtësisht me llavë, me një pjesë të tij që ka një sipërfaqe pa llavë por me një temperaturë prej 1,100 gradë C, transmeton Gazeta Express. Përderisa kjo anë e planetit është 1,100 gradë C, ana tjetër e tij ka një temperaturë prej 2,500 gradë C.

Astronomët nga Universiteti Cambridge përdorën teleskopin për të marrë pamjet e detajuara të këtij planeti, që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor dhe që ka një ‘botë’ me të vërtetë të çuditshme. Planeti është dy herë më i madh se Toka dhe rrotullohet aq afër yllit të tij sa që një vit zgjatë vetëm 18 orë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU