Zbulohet letra e rrallë e Ajnshtajnit, ishte fshehur mes gazetave

Kopja e një letre të nënshkruar nga Albert Ajnshtajn u gjet rastësisht nga një nëpunës i Arkivit Kulturor Hebraik të Mynihut, që ishte fshehur mes dy gazetave të vitit 1961, sipas shtypit vendas, raporton ata.

Është një letër përshëndetëse e vitit 1932 dhe e shkruar nga shkencëtari për ditëlindjen e 50-të të ekonomistit hebre Julius Hirsch, origjinali i të cilit është ruajtur në trashëgiminë Hirsch të Institutit Leo-Baeck në Nju Jork.

“Letra ishte nënshkruar nga Ajnshtajni dhe kolegu ishte shumë i kënaqur për zbulimin”, sipas medias.

Mënyra e mbërritjes së letrës në arkivin e Munihut nuk është e qartë.

Ajnshtajni kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe të rinisë në Mynih, por më 1932 ai kishte qenë në Berlin për pak kohë përpara se të shkonte në SHBA./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU