Zbulohet i dashuri 8 vjet më i vogël i Olta Gixharit (Foto)

Edhe pse e mbante të fshehtë historinë e saj më të re të dashurisë, nga fotot e shpeshta që postonte në profilet e saj zyrtare linte të kuptohej se aktorja bionde Olta Gixhari ishte duke përjetuar një lidhje pasionante dashurie. Flitet se kjo lidhje ka filluar pak muaj më parë, dhe vetëm para disa ditësh djaloshi i quajtur Xhek Nasufi ka postuar foton e parë me aktoren në Instagram, duke dekonspiruar lidhjen. Ai quhet Xhek Nasufi, është student në degën e Ekonomisë në një nga universitetet private në Tiranë, dhe flitet se është një djalë i pasur.

Përveç fotos në makinën e tij të shtrenjtë, foto e publikuar nga vetë Xhek në Instagram, kemi mundur të zbulojmë më shumë detaje nga stili i tij ekstravagant i jetës, me makina të shtrenjta dhe argëtimet e verës në breg të detit, në plazhet e Jugut. Në rrethin e miqve të tij ai njihet si “peshkatari”, pasi është shumë i suksesshëm në peshkim, siç e shihni edhe në këto foto.

Kjo ndoshta ka qenë dhe arsyeja që aktorja 30 vjeçare këtë verë ka kaluar shumë kohë në jug të vendit, ku ka shijuar pushimet me të dashurin e saj 22 vjeçar. Pas bujës që shkaktoi në publik gjatë shfaqjes “Penetrimi i shpirtrave” të koreografit Arian Sukniqi, aktorja Olta Gixhari poston vetëm foto në rrjete sociale, ku tregon se po argëtohet pa masë dhe se në konceptin e saj jeta është qejf.

i dashuri olta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU