Zbulimi / Edhe truri ka një sistem të kullimit të mbetjeve

Nëpër trupin tuaj qarkullon një rrjet i kanaleve dhe kryqëzimeve i quajtur sistemi limfatik, i cili i pastron mbetjet dhe lëngjet si një kanalizim biologjik.Prej kohësh mendohej se truri ishte përjashtuar nga ky rrjet i hidraulikës anatomike.

Pasi u zbulua në trurin e minjve dy vjet më parë, hulumtuesit tani e kanë konfirmuar praninë e enëve limfatike në trurin e njeriut, duke i ushqyer kështu spekulimet mbi llojet e sëmundjeve për të cilat ato mund të jenë përgjegjëse, shkruan Koha Ditore.

Qysh në vitin 1816, një anatomist italian me emrin Paolo Mascagni e pa atë që ai mendonte se ishin enë limfatike që kalonin nëpër trurin e njeriut në kufomat që ai po i analizonte.

Nëse e ka parë, atëherë shikimi i tij duhet të ketë qenë yjor – pavarësisht dy shekujve kërkime, askush tjetër nuk ka mundur t’i gjente.Sistemi limfatik përbëhet nga enë degëzuese që i transportojnë rreth trupit qelizat e bardha të gjakut në një lëng transparent të quajtur limfë.

Qëllimi i këtij sistemi është t’i mbajë lëngjet në mes të indeve në lëvizje dhe ta sigurojë një qasje të lehtë për qelizat imune në mënyrë që ta ruajnë rendin thellë brenda indeve tona…. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU