Zbardhet urdhri i Mjedisit, ndalohen qeset plastike në treg (FAKSIMILE)

Ditën e djeshme filloi trajnimi i inspektorwve të mjedisit për inspektimin online. Sipas MMT-së, me sistemin e ri nuk do ketë më inspektim jo elektronik Pra, nw vazhdim gjithçka do të jetë në sistem, transparente dhe e standartizuar. Thënë ndryshe, do të ketë zero mundësi për të ndryshuar më pas konstatimin e një shkeljeje nga ana e inspektorëve.

Në  trajnimin e zhvilluar morën pjesë edhe minsitri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca, i cili mban  njëkohësisht edhe rolin e kryeinspektorit të mjedisit si dhe i kryeinspektori i përgjithshëm Shkelqim Hajdari.

Menjëherë pas trajnimit ditën e djeshme, në cilësinë e kryeinspektorit, Plarent  Ndreca  ka firmosur një urdhër  për të kontrolluar dhe ndaluar hedhjen në treg të qeseve plastike nën 30 mikron.

Me anë të këtij urdhri, MMT pretendon se do të ndalojë njëherë e mirë  qarkullimin e këtyre qeseve të rrezikshme dhe jashtë çdo standarti në treg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU