Zbardhet kërkesa e Gjonajt, KLGJ: Hetim vendimit për Dritan Dajtin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Apelit për Dritan Dajtin.

Përmes një njoftimi për publikun, KLGJ shprehet se pranë tij, është depozituar kërkesa e ministres Etilda Gjonaj ku kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti.

Në arsyetimin e saj, Gjonaj shprehet se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Apeli i Krimeve të Rënda pranoi pak ditë më parë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve, duke e shpëtuar kështu nga dënimet me burg të përjetshëm.

Ndërkohë JavaNews.al sjell edhe kërkesën që ministrja Etilda Gjonaj i ka drejtuar KLGJ-së.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU