Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, bëri një paralajmërim në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku mori pjesë bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu.
“Nëse nuk miratohet tani reforma në drejtësi, negociatat do bllokohen për të paktën tre vite. Unë nuk jam këtu t’ju them se si e bëni punën tuaj si ligjvënës, e vlerësoj rolin tuaj, por duhet t’ju them si e sheh BE këtë proces”, tha Vlahutin.
Ndërkohë, ambasadori amerikan Donald Lu tha se e dinte që në PD kishte pasur debate për prezencën e tyre në këtë mbledhje, por ai tha se nuk do të kalonte vijën e kuqe. Megjithatë, Lu tha se reforma në drejtësi është një mesazh i Obamës për politikën shqiptare.
“Unë nuk do ta kaloj vijën e kuqe. Por kam një mesazh nga presidenti Obama dhe sekretari Kerri. Ta kalojmë këtë reformë. Ne nuk do të ndalemi derisa kjo të ndodhë. Duam partnerë të sinqertë,” është shprehur Donald Lu. (tema / a.r)