Ja sa veta ka në protestën e 13 majit të opozitës!

Google Earth Pro është një program kompjuterik i kompanisë së famshme Google, i cili, në kohë reale, ofron fotografi satelitore 3-dimensionale të çdo cepi të botës. Gjithashtu, ky program lejon zmadhimin dhe ndarjen e një fotografie në seksione të veçanta, si dhe llogaritjen e metrave katrorë të çdo seksioni.

Duke shfrytëzuar këto mundësi që krijon Google Earth Pro, u krye një analizë numerike e protestës së organizuar sot nga PD-ja.

Nga kjo analizë, rezulton se sipërfaqja ku kishte protestues, në kohën kur filloi fjalimin Basha, ishte rreth 28000 m2. Pikat më të skajshme të kësaj sipërfaqeje ishin “Çadra e Lirisë” në jug, Ministria e Brendshme në veri, lulishtja e Piramidës në lindje, dhe lulishtja e busteve të Vëllezërve Frashëri në perëndim.

Dendësia maksimale ishte në sektorin fare pranë tribunës – 4 protestues për metër katror (në një ashensor 1 metër X 1 metër nuk mund të rrinë më shumë se 4 të rritur, sado të shtrëngohen). Ndërsa dëndësia minimale ishte pranë Ministrisë së Brendshme – 1 protestues për 7 metra katrorë (Me përjashtim të zonës pranë tribunës, dendësia ishte më e rrallë atje ku nuk kishte hije),

Duke kombinuar metrat katrorë të çdo sektori të protestës me dendësinë përkatëse, rezulton se rreth 25 mijë protestues kanë marrë pjesë në protestën e sotme të PD-së.

A janë më shumë seç ishin në 18 shkurt?

Në një artikull të publikuar në 21 shkurt në gazetën Albanian Free Press (http://afp.al/news/2017/02/motivimi-2859/ ), Apollon Baçe llogariste se në protestën e PD-së të 18 shkurtit morën pjesë rreth 25 mijë protestues. Sidoqoftë, edhe pse analiza e Dr. Baçes ndiqte një metodologji të ngjashme me të mësipërmen, ajo bazohej në një inspektim okular (jo në foto satelitore të Google Earth Pro).

Basha deklaroi sot se në protestë janë mbi 600 mijë qytetarë. Që kjo shifër të jetë e saktë duhej që, në të gjithë sipërfaqen e protestës, të kishim një dendësi uniforme prej 21 protestues për metër katror (imagjinoni që një ashensor 1 metër X 1 metër të nxëre 21 të rritur).

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU