Zonat rurale janë në qendër të investimeve të Bashkisë së Tiranës. Banorët e Zall Bastarit tani do të kenë një rrugë të re me standarde e sinjalistikë rrugore.
Sipas bashkisë rruga në Zall Bastar tashmë është hapur tërësisht me dy kalime duke afruar banorët, si dhe produktet bujqësore dhe blektorale të kësaj zone me tregun e Tiranës.
Pjesë e rëndësishme e investimit kanë qenë edhe ndërtimi i disa urave në pjesë të ndryshme të kësaj rruge, si dhe ndërtimi i bankinave.
Kryebashkiaku Veliaj kishte premtuar se konkretizimi i këtij projekti do të sjellë më shumë zhvillim për këtë zonë.
a.ç