Zaev: Gjykatën nuk e pranoj, të më arrestojnë tek selia e LSDM-së

    Lideri i LSDM­së Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp tha se gjykatat nuk i njeh dhe nuk do të shfaqet në seancat për rastin “Puç”, transnmeton TetovaSot. “

    Unë jam ose në parti ose në kampin e lirisë. Mund të vijnë këtu dhe të më arrestojnë mua, “tha Zaev. Sipas tij, vendimi i gjykatës tregon varësinë nga ekzekutivi. Gjykata nuk ka dhënë një shpjegim të fakteve të mbrojtjes. Zaev thotë se edhe më akuzojnë për spiunazh, por nuk tregojnë për cilin shërbim sekret të huaj kam kryer spiunazh.

    “Udhëheqësi i opozitës fajësohet për dhunën ndaj një zyrtari, sepse kërkoi qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, dhe publiku e di në lidhje me marrëveshjen e takimit të liderëve, në prani dhe bashkësisë ndërkombëtare për të cilën kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme. Dëshmitë e Nikolla Gruevski për rastin “Puç” nuk duhet të përdoren për shkak se ato janë marrë me masat PIM.

    Zbulimi i tyre në publik nuk është i lejuar me ligj dhe është një krim. Nuk ka asnjë urdhër nga Gjykata Supreme që të përdoren masat PIM, për vepër kriminale dhe spiunazh “, tha Zaev.

    Mosrespektimi i ligjit, publikimi i bisedave të përgjuara , proceset e montuara politike janë konfirmuar në raportin e Pribe. “Pavarësisht nga presioni mbi mua, negociatat do të vazhdojnë. Siç është çështja e lirisë dhe e ardhmja e qytetarëve. Patjetër duhet të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, “tha Zaev./TetovaSot/

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU