Ylvi Beqaj sërish në prokurori, nis hetimi pasuror për Emiliano Shullazin

Me statusin e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqaj, biznesmeni që me dëshminë e tij çoi në burg Emiliano Shullazin dhe bandën e tij, këtë të enjte është paraqitur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë deklarime në lidhje me hetimin pasuror të nisur ndaj Shullazit.

Nën shoqërinë e dy truprojave, Beqaj mbërriti në mesditë në prokurori. Për afro 40 minuta ai qëndroi në ambjentet e Akuzës ku, sipas burimeve, ai është pyetur nga prokurorja Elisabeta Imeraj lidhur me disa transaksione dhe transferta parash.

Ylvi Beqaj akuzoi Shullazin se i kishte marrë para dhe nën kërcënimin për jetën ai ishte detyruar ta bënte pronar të ish-hotelit ‘Vollga’. Ndërsa vetë Emiliano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë deklaruan gjatë procesit te Krimet e Rënda se Beqaj ishte dëshmitar i manipuluar dhe gënjente. Sipas burimeve ai ka dëshmuar edhe mbi hetimet që përfshijnë Ervis Martinaj, i arrestuar pas sherrit me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e 4 tetorit nëish-Bllok./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU