Ylli Manjani: I paprecedentë mos ekstradimi i Francesco Becchettit

Ministri Manjani gjatë daljes për mediat sqaroi dy kërkesat e ekstradimit për biznesmenët Francesco Becchetti dhe Arben Frroku të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Ministri i Drejtësisë e ka cilësuar si të paprecedentë mos ekstradimin e biznesmenit italian nga Anglia, ndërsa për Frrokun tha se po ndiqet procedura.

Në bilancin e një viti në drejtimin e ministrisë së drejtësisë Manjani u ndal dhe tek ajo që ende nuk është përmbushur ku sipas tij problem mbetet situata me të dënuarit me probleme mendore, spitalin e burgut dhe burgun e Zaharisë në Krujë që pas tij ofron kushte të papërshtatshme për trajtimin e personave me probleme.

Manjani theksoi se do të hapim burgun e ri në Shkodër me kapacitet 800 vende.

Burgu i Zaharisë është në kushte shumë të këqija, nuk mund të fshihemi pas asaj që kanë lënë të tjerët. Do të hapim burgun e Shkodrës me 800 vende. Burgu nuk duhet të kthehet në universitet kriminal, duhen denime alternative. 500 persona të dënuar janë identifikuar me probleme psikike. Kemi në projekt për ridizenjimin e spitalit të burgut. Përsa i përket amnistisë, nuk e di nëse do të ketë këtë vit“.

Përsa i përket rrëzimit të tre kandidaturave nga Asambleja e PE për gjyqtarë në Strasburg, ai tha se

Nuk jemi marrë me këtë punë, është drejtuar nga Sekretari i qeverisë, për fat të keq kandidaturat nuk pranuan. Mbetet për t’u parë cfarë ka sugjeruar Strasburgu” deklaroi ministri Ylli Manjani.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU