Një përgjigje e trashë për Av. Ngjelën

Nga Ylli Dylgjeri

Vitet e lirisë treguan avokat se shqiptarët nuk i tregojnë as pseudonimet e bashkëpuntorëve, e as emrat e te korruptuarve.

Edhe pse votohen ligje e ngrihen struktura pas strukturash.

Po u fillua puna me fjalën: “Ti je i korruptuar”, ka mbarruar qysh në nisje ky proçes pastrimi. “Ti” duket si nje gisht mbi plagë, por në të vërtetë e largon të keqen, e mbulon, e fsheh, e hedh tutje deri në harresë.


Në vitin 2003 avokat, mora pjese në një konferencë të Interpolit që u zhvillohej ne Hong Kong. U shkëmbye përvojë nga vëndet që kishin probleme të mëdha me korrupsionin.


Hong Kongun deri në fund te viteve 80, e kishte kalbur korrupsioni. Kujto filmat e drogës, prostitucionit etj. që u prodhuan me pas në atë vend “karateistesh”. Por nuk zgjati. Drejtimi i shtetit nga Britanikët vendosi që një ditë ta bej shtet Hong Kongun. Ose siç i thonë dragua te azisë. Shifrat e tregut informal ishin alarmante. Tregëtia e zezë po ashtu. Duhej nderhyre!


Britanikët në drejtim vendosën të ndertojnë një strukturë të pa njohur më parë:


U ringrit Kontrolli i Shtetit me grada policore.


900 djem e vajza juriste ekonomiste, staticiene etj. te ekselencës, pas një trajnimi policor, iu dhanë gradat e agjenteve të policisë.


Pas kësaj, Auditet dhe Aksionet e agjenteve kontrollorë, përfundonin me pranga në duart e biznesit dhe politikës së lidhur me to. Ekzekutimi i ndalimit bëhej aty ku konstatohej dëmi. Janë shëmbur me dhjetra grataçiela në ndërtim, ose të përfunduara, për faktin se nuk ishin ndertuar sipas kushteve teknike të miratuara në leje. Janë prangosur me dhjetra fallcifikatorë e evazionistë etj. etj.


Sllogani që e shoqëroi të gjithë këtë proçes antikorrupsion në Hong Kong ishte:  Unë jam i korruptuar!  E bëjmë dot?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU