“Xhihadistët” kërcënojnë dëshmitarin: Shihemi jashtë me ty

    Debate dhe kërcënime në gjyqin që po zhvillohet ndaj xhihadistëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

    Në seancën e sotme ishte thërritur për të dëshmuar djali i Mustafa Kucit, i cili është rekrutuar për të luftuar në Siri.

    Situata është tensionuar sapo ka filluar që të dëshmojë Adriatik Kuci, invalid teksa u është drejtuar të pëndehurve me fjalët “Nëse e doni kaq shumë xhihadin, kishit shkuar vetë për luftë në Siri dhe jo të dërgonit babanë tim. Babanë tim e dërgoi për në Siri Bujar Hysa, pasi i dha 500 Euro deri në Turqi”tha Adriatik Kuci.

    Kaq ka mjaftuar që situata në sallë të tensionohet dhe të afërmit e xhihadistëve të kërcënojnë të riun“Do të shihemi jashtë me ty” i kanë thënë ata Adriatik Kuçit.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU