Xhensila e Big Brother tregon pasurinë dhe bizneset

Edhe kur ishte në lojë, edhe tani që i është rikthyer jetës normale Xhensila komentohet si vajza e pasur që nuk i mungon asgjë.

“Kur flitet për pasuri unë filloj numëroj gjërat që nuk blihen me para, dhe jam shumë e pasur. Jam aq e pasur sa nuk kam nevojë për dikë që të jetoj dhe bëj një jetë ashtu si dua unë pa i kursyer vetes asgjë. Më pëlqen bota e biznesit ndaj jo më kot këtë vit po hap më shumë se një biznes timin”,- shprehet ajo.

Kur ishte në “Big Brother” miqtë e saj thanë se Xhensila kishte një kompani birre, ndërkohë që ende nuk dihet se në cilat fusha i ka shtrirë bizneset e reja.

Paralelisht me punën, ajo nuk lë mënjanë profesionin si modele. Ndaj“Story” ju sjell pozën e parë nga seti shumë i veçantë i fotove artistike bardh e zi, që ka realizuar së fundmi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU