Xhaka pas ndeshjes: Mijëra mesazhe nga Kosova dhe Shqipëria, festë për të gjithë!

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka arriti të realizonte golin e barazimit për Zvicrën në minutën e 52-të falë një predhe nga distanca. Xhaka së bashku me Shaqirin ishin 2 prej protagonistëve të fitores së skuadrës helvete. Në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e “SRF” mesfushori i Arsenalit u shpreh:

“Emocionet ishin të vërteta. 15 minutat e para ne nuk ishim në fushë. Serbia na solli në vështirësi. Gjatë pushimit vajtonim në dhomat e zhveshjesdhe nuk ishim aspak të kënaqur. Këtu erdhi reagimi në pjesën e dytë. Kjo skuadër ka bërë hapa para në përgatitjen mentale. Ne mund të reagojmë ndaj çdo kundërshtari. E pabesueshme! 2-1! Sot është festë për të gjithë! Për mua një lojë tepër speciale.

Mijëra njerëz, familja nga Zvicra, nga Shqipëria, nga Kosova më kanë shkruar. Kjo fitore ishte për familjen time, e cila më ka mbështetë çdoherë. Festa nuk ishte mesazh për kundërshtarin. Sinqerisht, ata ishin “scheisse egal” (m*t koti). Festa ishte për njerëzit, që çdoherë më mbështesin, që asnjëherë nuk më lënë në baltë. Në vendlindjen time, ku i kanë rrënjët prindërit e mi. Ishin vërtet emocione të vërteta”, u shpreh Xhaka.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU