Xhaferi-Mehmeti, çifti politik që tronditi Maqedoninë shqipfolëse

Ka qenë një rrufe në qiell të hapur. Ose më mirë, një krismë arme si shumë të tjera, në një mjedis të ndotur nga përgjimet e akuzat gjithfarësh. Afera e përfolur mes zv.kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehmeti ka njohur sot tre zhvillime esenciale.

Së pari, janë shprehur publikisht dy personazhet e akuzuar për historinë e tyre me sfond erotik. Xhaferi dhe Mehmeti kanë deklaruar të dy se bëhet fjalë pë inskenime dhe se madje i kanë identifikuar autorët e këtyre montazheve, siç i kanë quajtur ata. Mehmeti ka thënë se ka bërë tashmë padi për personat, të cilat ajo ka thenë se i njeh.

Paralelisht me këtë, prokuroria themelore e Shkupit ka njoftuar se ka nisur një hetim mbi incizimet audio, të cilat futën në kaos partinë e Ali Ahmetit në qeveri dhe kompromentuan rëndë figura shumë të njohura të politikës shqiptare në vendin fqinj.

Maqedonia është përfshirë prej muajsh në një stinë të vërtetë përgjimesh, akuzash me sfond politik, korruptiv dhe erotik. Ky sezon helmesh pasqyron turbullirën e madhe në të cilën ndodhet shteti maqedon dhe që rëndon pozitën e saj në sytë e botës.

 

Më herët reagoi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi nga institucionet ndalimin e publikimit të përgjimeve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU