Ministri i Brendshëm i ka kërkuar prokurorisë të hetojë për akuzat e kreut të PD, se ai favorizon lojërat e fatit.
Fatmir Xhafaj, teska raportoi për situatën e rendit në vendit, iu përgjigj akuzave të Bashës, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e tij.
“Situata e rëndit ka përmirësime të ndjeshmë. Ka më pak vepra penale se një vit më parë. Me përgjegjësi ligjore dhe penale, deklaroj se familja ime nuk lidhje me lojerat e fatit, as direkt dhe as indirekt. Këta njërëz që bëjnë këto akuza udhëhiqen nga budallalleku me brirë. I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë sa më shpejt mbi këto deklarime. Nuk mund të vazhdojë kjo situatë shpifjesh dhe shantazhes.”, deklaroi Xhafaj
Ministri Xhafaj e ka quajtur ide qesharake, propozimin e PD, për reformën në drejtësi. Ai theksoi se politika nuk mund të bëjë vettingun e vetvetes
“Vettingu në politikë ide qesharake e PD. Politika nuk mund të bëjë vettingun e vetvetës. Ka vetëm një mënyrë, të vazhdohet me thellimin e reformës në drejtësi. Duhet të ngrihen sa më parë institucionet e drejtësisë”, tha ministri
Xhafaj tha se PD synon sabotimin e reformës në drejtësi.
Javanews/a.ç