Ish-ylli i Barcelonës, Xavi ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, ndërsa thotë se është një model për t’u ndjekur.
“Sigurisht e admiroj atë (Zidanen) sepse ishte një futbollist i jashtëzakonshëm. Ishte e mrekullueshme ta shihje duke luajtur. Të gjithë e kanë admiruar atë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Jo vetëm si futbollist, ai është xhentëlmen, një njeri i ndjeshëm, fisnik, i njohur nga e gjithë bota e futbollit. Ai është një shembull për t’u ndjekur”, është shprehur Xavi për BeIN Doha.
Ish-mesfushori i Barcelonës më tutje ka lavdëruar yjet që i kanë sjellë magji lojës, përfshi këtu edhe Messin e Maradonën.
“Kush nuk ishte fans i Maradonës apo nuk është tani fans i Messit? Ata janë lojtarë magjikë të cilët kanë pasur një shkop magjik i cili iu tha se do të ishin më të mirët e brezit të tyre. Maradona, Messi, Pele, Cruyff, Zidane, e Di Stefano mbesin në kujtesën e futbolldashësve. Ata ishin lojtarët që kanë bërë diferencën”, ka thënë ai, përgatiti Koha. (b.an)