Whatsapp vjen me risi, bisedat dhe fotot do të fshihen automatikisht

Nëse deri tani në WhatsApp mund të fshini mesazhet vetëm sekondat e para që i keni dërguar, tashmë ky aplikacion ka në plan një tjetër opsion që do jetë funksional shumë shpejt.

WhatsApp së shpejti do të fshijë mesazhet tuaja të vjetra, foto, audio dhe video nëse ato nuk janë të mbrojtura siç duhet.

Fshirja e tyre vjen si pjesë e një marrëveshjeje që ofrohet si përfitim për përdoruesit. Google do t’u lejojë njerëzve që të ruajnë mesazhet e tyre falas në serverat e tyre, pra ju mund t’i mbroni bisedat tuaja.

Por, çdo bisedë e vjetër që nuk është e mbrojtur do të fshihet automatikisht.

Nëse WhatsApp nuk është përditësuar për vitin e kaluar atëherë ato do të hiqen automatikisht pasi mesazhet ruhen brenda Google Drive. Bisedat që nuk janë ruajtur siç duhet në të renë, thjesht do të zhduken.

Me anë të një emaili tek përdoruesit Google shpjegoi: Për shkak të një marrëveshjeje të re midis WhatsApp dhe Google, rezervat e WhatsApp nuk do të llogariten më ndaj kuotave të magazinimit të Google Drive.”

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU