VV: AAK-ja e Haradinajt është e kërcënuar nga Thaçi

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e kërcënuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe po i frikësohet zgjedhjeve të reja.

Këtë Konjufca e tha pasi AAK-ja konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të ndaluar negocimin për kufijtë në dialogun me Serbinë, me arsyen se “opozita nuk po merr pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialogun”.

“AAK-ja po duket e afërt me Thaçin dhe e kërcënuar nga Thaçi. Po i duket humbje e madhe nëse shkojmë në zgjedhje pasi e ka kryeministrin”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeparlamentari Kadri Veseli me shtyrjet e seancës së jashtëzakonshme të ftuar nga qeveria po mundohet të vjedhë kohë për seancën e opozitës në mënyrë që të mos i ndalohet Thaçit shkuarja në Bruksel për bisedimet me Serbinë të premten, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU