Vuçiç: Zërat për luftë me shqiptarët, janë përralla

Vuçiç ka mohuar zërat se mund të ketë ndonjë konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai ka deklaruar se synon të ndërtojë ura me shqiptarët.

“Ketu para jush po thërras shumë hapur s’kemi asnjë plan te zgjidhjes dhe s’jemi afër saj. Nuk jam optimist rreth kësaj. Ka 1000 të tillë që thonë që Kosova ka shkuar poshtë, por për mua nuk është poshtë, është shumë lart. Nuk dua t’i shaj shqiptarët. Nuk dua t’i shaj as ata të cilët më kanë kërcënuar mua dhe popullin tim këtu. Ideja është të ruajmë popullin tonë, institucionet dhe ideja është që të ndërtojmë ura me shqiptarët. Te tjerat na dërgojnë në katastrofë. Duhet të jetojmë pranë njëri- tjetrit dhe prandaj do të bisedojmë. Në të ardhmen duhet të arrijmë kompromis me shqiptarët. Zërat për luftë me njeri tjetrin janë përralla. Dua diçka të kërkoj nga ju. I duheni Serbisë të qëndroni në pronat e juaja. Kjo rrugë është para nesh, që nënkupton ardhmerinë e fëmijëve tuaj”, tha ai.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU