Vuçiç telefonon banorët e Banjës: Nuk erdha për të mos ju rrezikuar jetën!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq nuk ka mundur t’i takojë banorët e Banjës së Skënderajt, pasi vizita e tij në këtë fshat u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në pamundësi që të shkojë në Banjë, Vuçiqi iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

Vuçiq u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU