Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet publikut të hënën në lidhje me arsenalin e armëve në Jajinci, si dhe për kërcënimet ndaj familjes dhe ndaj tij.
Vuçiç do t’i tregoj informacionet që i ka marrë nga shërbimet e sigurisë lidhur me rastin “Jajinci” si dhe do të flasë për sigurinë në Serbi, përgatiti Express.
Për hetimin e këtyre armëve janë marrë në pyete më shumë se 200 njerëz, mirëpo nuk ka pasur informacione konkrete që zbulojnë se kush ishin ata që tentonin një vrasje ndaj kryeministrit.
Informacione priten të dalin nga Bosnja Hercegovina dhe nga Kroacia të cilat kanë pranuar kërkesën e policisë serbe për t’i ndihmuar ata në përcaktimin e origjinës së armëve të gjetura. (b.an)