Vuçiç-serbëve: Në Shtator vij në Kosovë, vendimet i marrim bashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç iu është drejtuar serbëve në Kosovë duke thënë se në shtator do të vijë t’i vizitojë për të diskutuar me ta për të ardhmen e Kosovës duke shtuar se asnjë vendim nuk do të merret pa dakordimin e tyre.

Deklaratat ai i bëri gjatë një lidhje direkte me internet me një përfaqësi serbësh në veri të Kosovës, në prani edhe të drejtorit të së Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç i cili sot vizitoi veriun e Kosovës.

“Asnjë vendim nuk do të sjellë pa ju, unë do të vij në shtator në Kosovë, sepse unë dua të flas me ju dhe të ju tregojë se çfarë do të ketë të re në diskutimet mbi të ardhmen e Kosovës, që bashkërisht të planifikojmë ndërtimin e asaj ku ne jetojmë”, tha Vuçiç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU