Vuçiç në Veri: Merkel dhe shqiptarët pengojnë planet që kam për Kosovën!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Kosovë ku do zhvillojë një vizitë 2-ditore në Veri.

Në fjalimin e mbajtur te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksander Vuçiç ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga Kancelarja Angela Merkel.
“Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, cka thonë shqiptarët”, ka thënë Vuçiç.

Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiç i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Vuçiç do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që të vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur. Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.
Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU