Vuçiç mbyll ‘rrethin’: PO ridefinimit të kufijve me shqiptarët!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se angazhohet për ridefinimin të kufijve me shqiptarët.

““Unë angazhohem për këtë dhe nuk e fsheh këtë dhe kjo është politika që e përfaqësoj, se a do ta ketë ajo mbështetjen e popullit apo jo… por unë angazhohem për ridefinim të kufirit me shqiptarët”, tha Vuçiç

Ai ka shtuar se nuk mund të flasë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, por ka sqaruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse, e cila nuk është e lehtë sa disa e mendojnë.

Deri tani Vuçiq ka pasur kujdes që të mos merret me këtë temë. Publikisht atë e ka artikuluar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Pak ditë më parë Vuçiq reagoi ashpër ndaj Peshkopit Teodosije kur ky i fundit kundërshtoi ashpër opsionin e ndarjes së Kosovës. Vuçiq i kishte thënë Peshkopit se pasi nuk e doni ricaktimin e kufirit brenda 40 vitesh serbëve do t’u duhet ta mbrojnë Vranjën.

Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se është për korrigjim kufijsh duke thënë se në shtator në Bruksel do ta prezantojë kërkesën që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Thaci ka mohuar shkembimin e territoreve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU