Vuçiç i kërkon llogari Listës Srpska në Beograd: Bashkë për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse do dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka thënë shefi i së ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.

Drejtori i zyrës serbe ka thënë po ashtu pas takimit me Vuçiç dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiç, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend  të Ljubomir Mariçit, duhet të tërhiqet.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.

Në takim me kryeministrin serbë në takim  ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunaveserbe , por jo ministrja Jevtiq, theksoi më tutje Gjuriç, raporton “Tanjug”, cituar nga Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU