Vuçiç injoron urdhrin e Haradinajt, ndalohet nga policia në rrugën për Drenicë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka injoruar urdhrin e dhënë nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe është nisur në drejtim të Drenicës, për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt.

Siç raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin në të cilin udheton presidenti Vuçiç, duke ia ndaluar të shkojë në Banjë.

Gazeta serbe Novosti shkruan se presidenti Vuçiç është duke biseduar me policët, për të provuar të vazhdojë rrugën.

Pasi policia nuk i ka garantuar siguri në rrugën akternative për fshatin Banjë, presidenti Vuçiq është kthyer sërish në veri të Mitrovicës.

Vendimi i Vuçiç për të vizituar fshatin Banjë, pavaresisht se qeveria e Kosoves i anuloi lejen, eshte ne shkelje te ligjit.

***

Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, raportojnë mediat serbe, transmeton “Zeri.info”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendim për anulimin e vizitës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç, pas protestave të qytetarëve.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitënnë Drenicë.

Vuçiç ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiç.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU