Vuçiç hyn në Republikën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kaluar pikën kufitare në Bërnjak dhe është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur media serbe ‘Insajder’, e cila po e ndjek nga afër vizitën e Vuçiç.

Ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur.

Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.

Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic. Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur tha se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjakë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU