Vritet shqiptari në Francë, një tjetër mbetet i plagosur

Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në zonën e quajtur Merz-Tessy në Francë.  Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale ditën e sotme sipas të cilave dy shqiptarët e  plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e Annecy. Megjithatë njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta pasi mbërriti në spital.

Ndërsa shqiptari tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por është në gjendje kritike për jetën.Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë, raporton “Le Parisien”.

Pas kontrollit që iu bë dy shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, policia gjeti shuma të mëdha parash./BWparisien shqiptar

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU