Vritet 43-vjeçari në Memaliaj, dyshohet konflikti për pronat

E PËRDITËSUAR! Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Tepelenë. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në fshatin Rabije.

42-vjeçari mësohet se u gjet nga familjarët në tokat bujqësore të fshatit, gjatë orëve të para të kësaj të enjteje.

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mediave, dyshohet se vrasja ka ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me pronat bujqësore.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU