Vriten dy vëllezër sepse refuzuan krushqinë, indentifikohet autori

Vrasje e dyfishtë në fshatin Drisht në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkami 50 dhe 40 vjeç, janë ekzekutuar me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre në fshatin Drishtë.

Sipas policisë së Shkodrës, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive banale, ndërsa autori është fqinji i viktimave, i cili u ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të vëllezërve Shkami, duke i lënë të vdekur në vend. Skënder Shkami ndodhej në shtëpinë e vëllait të tij, pasi kishte ardhur nga Anglia, për të kaluar festat pranë familjes. Vëllezërit janë vrarë në distancë nga njëri-tjetri.

Mësohet se autori i vrasjes është 30-vjeçari Aleksander Dushaj, i njohur si person me precedentë penalë. Ai ka kërkuar për nuse vajzën e njërit prej vëllezërve Shkami. I fyer nga refuzimi i tyre, Aleksander Dushaj, u ka zënë pritë pranë shtëpisë, duke i qëlluar me breshëri plumbash.

Ndërkohë forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, ku mendohet se është fshehur autori i krimit dhe po punojnë për arrestimin e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU