Vrau të bijën në Greqi, dhunohet në burg shqiptari

Shqiptari Aleko Petro, që vrau të vijën 28-vjeçare, është dhunuar në burgun grek.

Lajmi konfirmohet nga avokati i tij, i cili tha se disa persona që vuajnë dënimin në Koridhalos kanë ushtruar dhunë barbare ndaj 52-vjeçarit shqiptar.

Aktualisht, Petro gjendet në spitalin e Nikeas dhe po i nënshtrohet edhe një kontrolli psikiatirk.

Avokati i tij shprehet se shqiptari ndodhet në gjendje të keqe psikologjike dhe se kërcënon në vazhdimësi me vetëvrasje.

Aleko Petro vrau me mjetë të forta të bijën dhe më pas e varrosi në oborrin e shtëpisë.

Shkak dyshohen kundërshtitë që ai kishte ndaj marrëdhënies dashurore të 28-vjeçares me një shtetas afgan.

/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU