Vrau me thikë fqinjin në Shkodër, arrestohet Alfred Pllumbaj

Policia ka kapur autorin e vrasjes së Prendush Fushës në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë pas një konflikti mes tyre.

Autori Alfred Pllumbaj fshihej në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Mbrëmjen e djeshme, 33-vjecari, vrau me thikë fqinjin e tij pas akuzave të viktimës se i kishte vjedhur para

Njoftimi i plotë:

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.

Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .

Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:

Alfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër

Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU