Vrasjet ‘VIP’ pa autorë/ Gazetari Artan Hoxha: “Ekzekutorët e bankierit Santo janë nga Nikla”

Gazetari, Artan Hoxha ka deklaruar sonte se disa vrasje të bujshme për të cilat ka të dhëna se autorët janë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës. Hoxha ka përmendur vrasjen e bankierit Artan Santo, gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, e kryekomunarit socialist në Kukës. Deputeti Qefalia ka replikuar me ish-drejtorin e Policisë Erzen Breçani, lidhur me statistikat dhe punën  e policisë së Shtetit.

Erzen Breçani: Unë në karrierën time policore i kam urryer statistikat. Është defakt.  Sduhet ta demotivojmë punën e policies duke thënë se kush fiton krimi apo shteti. Kriminaliteti është shtuar, grupet kriminale janë të mirëstrukturuara. Ka vjedhje dhe vrasje që duhen parë.

Xhemal Qefalia: Ke të zhdukur në kohën tuaj? Na ka gjetur Pëllumbi atje. Nën drejtimin e drejtorit të policisë ka patur më shumë vrasje. E bëtë Shqipërinë sikur është vendi më i kriminalizuar.

Gazetari Artan Hoxha:Të kemi parasysh se qëllimi është se jemi në mbështetje të policisë. Statistikat janë tregues por të kemi parasysh. Ditët kur qeveria bëri mbledhjen e fundit në Vlorë, në 25 gusht. Unë pashë lajmet nga Italia. Atëherë kur supozohej se ishte siguria e lartë, nga Vlora ishin nisur 3 gomone. Edhe pse u mblodh qeveria në Vlorë, u nisën 3 gomone me drogë në Itali. Ata e dinin shumë mirë si të lëviznin. Krimi është globalizuar, nuk është nevoja të firmosë marrëveshje dypalëshe e trepalëshe. Nuk më intereson çfarë bëhet me PD. Breçani e mbaj mend me kallash në krah, duke bërë detyrën, ka kapur shumë nga këta që sot janë rrugëve. Rëndësi ka vullneti politik.

Gazetari Denis Minga: Ka ndryshuar diçka në qasjen e policisë?

Gazetari Artan Hoxha: Mua më bëhet qejfi që RENEA kishte logon. Kushdo ka parë sot se çfarë janë në gjendje të bëjnë ato bluza të zeza nëse dalin. Mbështes mendimin që dha Erzeni. Ka rënë numri i vrasjeve, por në disa zona, ka patur vrasje që janë pa autorë. Vrasje tipike mafioze. Që policia e ka të vështirë ti përballojë.

Gazetari Denis Minga: Cilat janë vrasjet e bujshme që autorët janë nga Nikla?

Gazetari Artan Hoxha:Nuk janë kapur autorët se ata janë vrarë. Kërkojmë vrasësit e vrasësve. Duhet që policia të presë zinxhirin. Është pozitiv fakti që RENEA po lëviz. Kur dalin përcjellin vullnet politik. Askush se kundërshtoi sot operacionin. Një nga ngjarjet ku autori është nga Nikla është vrasja e bankierit Artan Santo, kryekomunarit në Kukës, gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Erzen Breçani: E kanë provuar ata forcën e RENEA-s në Nikël. Shumë kanë respekt për zotërinë, por është për vlerësim policia e Shtetit. raport.tv

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU