Vrasje me armë zjarri në aksin Lezhë-Shkodër, mister shkaqet

Orët e mbrëmjes kanë sjellë një lajm të keq nga Veriu i vendit. Një person është ekzekutuar në aksin Lezhë-Shkoder rreth orës 20:35 të mbrëmjes së sotme ndërsa udhëtonte drejt Shkodrës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimes dhe as shkaqet e vrasjes. Dyshohet se viktima është një ish-efektiv i policisë rrugore. Personi i vrarë u qëllua me armë zjarri në automjetin e  tij nga një makinë tjetër në lëvizje në fshatin Mabe të Lezhës. Mesohet se atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Postblloqe të shumta janë ngritur nga policia për të kapur autorët e vrasjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU