Vrasja në Gjirokastër/ Pranga dy personave për moskallëzim krimi

Policia e Gjirokastrës ka arrestur dy persona për akuzën e moskallëzimit të krimit, lidhur me ngjarjen e një dite më parë në fshatin Shtëpëz, ku u vra një shtetas dhe u plagos një tjetër.

Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Emiljano Vocka, 23 vjeç dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç të cilët kanë qenë dëshmitar okular kur ka ndodhur krimi.

Pak çaste para se policia të shkonte në vendngjarje ata janë larguar, duke mos raportuar krimin. Vocka u arrestua mbrëmjen e djehsme, dhe sipas raportimit paraprak të policis, u tha se ai kishte dhënë armën autorit të krimit Enrik Lluka.

Gjithsesi policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU