Autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi ka hedhur 38 plumba në drejtim të shokëve të tij, ku mbeten dy persona të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri për lojën e pokerit.
Policia e Shkodrës bën me dijë se ka gjetur 38 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes, ndërsa në banesën e Miklovan Parubit u gjet edhe arma e krimit, një automatik model 56, me një karikatore me 25 fishekë.
Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër ishte përdorues droge dhe me probleme emocionale të kontrolluara. Policia e Shkodrës bën me dije se pas arrestimit të Miklovan Parubit, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua një sasi droge, të cilën dyshohet se e përdorte për konsumim vetjak.
Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 26-vjeçarin Marçel Shpijatin, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i Miklovan Parubit në vrasjen e dyfishtë.
Miklovan Parubi vrau 2 persona mbrëmjen e së hënës dhe plagosi katër të tjerë pas debatit për një lojë pokeri. Ai u arrestua pas 14 orësh nga policia në një stallë bagëtish pranë banesës së tij.
ma.me