Vrasja e turistit rus/ Gjykata e Vlorës lë në burg për 20 ditë biznesmenin Fatmir Kuçi

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për biznesmenin Fatmir Kuçi i cili akuzohet për vrasjen e turistit rus. Prokuroria kishte kërkuar për të 30 ditë burgim, por gjykata ka vendosur që ta lërë në burg biznesmenin për 20 ditë.

Fatmir Kuçi akuzohet për vrasjen e rusit Denis Kaiumov, që ndodhi tre ditë më parë në plazhin e Himarës. Mbi të rëndon akuza e Vrasjes nga Pakujdesia, dhe dënimi është nga gjoba deri në 5 vite burgim.

Vetë biznesmeni ka mohuar që të ketë qenë ai autori, duke thënë se rusin në të kundërt e ka ndihmuar pasi e ka parë në det të gjakosur. Gjyqi ndaj Kuçit u bë në ambientet e spitalit pasi një ditë më parë ai ka patur probleme me zemrës. Pas analizave të kryera ka rezultuar se biznesmeni nuk ka probleme apo sëmundje të zemrës, por ka hasur vështirësi si shkak i stresit.

20 ditë do të jenë të mjaftueshme për ekspertët të shkencës mjeko-ligjore që të kryejnë analizat e nevojshme për të parë nëse ka qenë skafi i Kuçit ai që i ka marrë jetën rusit, apo jo./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU