Vrasja e Ivanoviçit/ Jeronim Baze: Akt në dëm të stabilitetit

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo ka deklaruar se vrasja e Oliver Ivanoviҫ, do të sjell pasoja në dëm të stabilitetit të Kosovës.

“Vetë akti që ndodhi dje ndaj politikanit të këtij niveli të serbëve të Kosovës, Ivanoviҫ druaj se do të tërheqë edhe “këmbëzën” për të shkrepur disa reagime dhe veprime jo të këndshme në dëm të stabilitetit të veriut të Kosovës, të Kosovës si e tërë, të marrëdhënieve të brishta Kosovë-Serbi, të dialogut të ndërtuar me aq kujdes dhe me aq mund, që efektin e parë e dha duke sjellë dorëheqjen e delegacionit serb. Gjithsesi unë nuk e shoh se do të kemi një përshkallëzim të konfliktit, dhe ndërhyrjes së KFOR-it.”,-tha ai, duke shtuar se nuk e sheh këtë vrasje si ndezje e një konflikti të armatosur në Ballkan. /oranews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU