Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi: Të gjithë ne mbajmë përgjegjësitë tona!

Në lidhje me vrasjen makabre të gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-burri i saj, ka reaguar edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar ngjarjen si akt katastrofik për një vend që synon integrimin në BE.

“Ngre zërin fuqishëm kundër këtij sistemi që ende dhunon gratë e pafajshme”, shkruan mes të tjerash Kryemadhi.

Statusi i plotë

“Vrasja e paralajmeruar e nje nene, gruaje per me teper gjyqtare eshte akti me i rende dhe katastrofik qe mund ti ndodhe nje vendi qe pretendon te jete anetar i BE. Me revolten e nje nene, me forcen e nje gruaje qe ka perballuar shume veshtiresi ne jete dhe me kurajon e perfaqsimit te nje force politike si LSI, sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakerise. Policia, gjykata, shoqatat per mbrojtjen e te drejteva te grave, politika dhe e gjithe shoqeria shqiptare duhet te reagoje me force dhe efikasitet. Qarravitjet ne rrjetet sociale apo emisione televizive nuk mund ta zgjidhin kurre kete situate te renduar te krimit ne familje. Duhet qe cdo gje te nise nga vete ne”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU