Vrasja e Fushajt, 33-vjeçari: Më thirri vetë, debatuam e më pas e godita

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme për Alfred Pllumbaj, personin që mbrëmjen e së hënës vrau me thikë fqinjin e tij 55-vjeçar Prendush Fusha.

Gjykata e Shkodrës caktoi sot masën e sigurisë, duke bërë që Pllumbaj të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Mësohet se viktima kishte një dyqan biçikletash dhe gjatë së dielës kishte denoncuar 33-vjeçarin në polici, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një shumë parash.

Ai kishte përmendur në polici emrin e Pllumbit si autor të dyshuar, për vjedhjen e ndodhur në banesën e tij.

Por ky i fundit fqinj me viktimën, duket se nuk e ka gëlltitur dot denoncimin e bërë në polici, duke i dalë përpara dhe duke e qëlluar disa herë me thikë.

Autori tha sot në gjykatë se nuk ka shkuar me thikë por vetë viktima e ka thirrur.
“Nuk shkova unë, më thirri vetë. Debatuam dhe më pas u përleshëm dhe e qëllova me thikë”, ka treguar autori në gjyq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.15 të së hënës në lagjen “Mark Lula”, ku në spitalin e Shkodrës, Fushaj u dërgua i goditur me thikë, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU