Vrasja e Elton Çiços/ Prokuroria siguron prova të reja filmike që fundosin Aliajn dhe Milloshin

Prokuroria e Tiranës siguron pamjet filmike të një zyre noterie, ku Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, blenë makinën që u përdor në vrasjen e Elton Çiços.

Burimet pwr Abcnews thonë pas ekspertizes se pamjeve u arrit ne përfundimin  se personat që blejnë makinën, janë të dyshuarit e vrasjes së Çiços.

Në pamje, duket që Jani Aliaj firmos blerjen e makinës dhe kalimin e pronësisë në emër të Renato Milloshit.

Veç kësaj prove mësohet se prokuroria ka siguruar edhe pamjet filmike të makinës në vendin e ngjarjes, që sjell dhe merr autorin e maskuar që ekzekutoi Elton Çiçon në local mbrëmjen e 1 majit të këtij viti. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU