Ekzekutimi i 37-vjeçarit Erion Mihallari mbrëmjen e së shtunës në Elbasan dyshohet se u bë nga vrasës me pagesë. Burime për Report Tv bëjnë me dijë se Mihallari, pasi është qëlluar me pistolete me silenciator me dy plumba, është goditur edhe me thikë nga autorët në mënyrë që të siguroheshin për vdekjen e tij.
Policia ka nisur një verifikim të dhënash mbi pronën e 37-vjeçarit që u ekzekutua në pritë. Mësohet se për pronën në fjalë ka pasur një proces gjyqësor me palët e treta. Mendohet se Mihallari është ekzekutuar nga dy persona dhe dyshohet se njëri nga atentatorët ishte i veshur me uniformë policie.