Vrasja e Agur Vrenozit, Meta ngushëllon familjen: Pati humanizëm të rrallë

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet këshilltarit të tij për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, i shprehu sot ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, familjes së qytetarit Agur Vrenozi, i cili flijoi jetën në betejë me bandat e krimit.

“Në emër të Presidentit Meta i përcolla sot ngushëllimet më të thella, solidaritetin dhe mbështetjen e plotë, familjarëve të qytetarit, Agur Vrenozi, i cili sakrifikoi jetën për të shpëtuar bashkëqytetarët e vet nga përplasja me kriminelët.

Akti i tij sublim, është një gjest i lartë vetëmohimi, një humanizëm i rrallë dhe një shembull i vlerave morale më të arrira të shqiptarëve.

Nëpërmjet këtij shembulli, shoqëria shqiptare tregoi se nuk mund të mposhtet nga krimi.

Shteti shqiptar do të mbështesë dhe do t’i gjendet pranë gjithmonë fëmijëve dhe familjarëve të Agur Vrenozit”, – deklaroi këshilltari Asllani në emër të Presidentit Meta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU