Vrasësi Leonard Nika tregon sherrin me prindërit para se t’i vriste me çifte

Gjykata ka lënë sot në “arrest me burg” për 60 ditë për Leonard Niken, emigrantin që vrau me armë zjarri prindërit e tij pas nje sherri ne banese. Në seancën e sotme gjykata ka kerkuar ekspertize per percaktimin e gjendjes mendore te autorit. Nderkohe ai vete ka dhënë deklarata kontradiktore për oficerët e hetimit. 29-vjeçari Leonard Nika, herë ka shprehur pendesë për veprimin e tij e herë të tjera ka deklaruar se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur.

Burime të policisë bënë të ditur se autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë herë duke pranuar krimin e herë duke e mohuar atë. Mësohet se ai fillimisht është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit.

Më pas ai ka deklaruar se u kishte kërkuar para për të ikur në Itali dhe në momentin që prindërit kishin refuzuar, ai ka marrë çiften me të cilën i qëlloi për vdekje në derën e shtëpisë.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk e mbaj mend sesi kam qëlluar mbi ta. Kam qenë në gjendje të rënduar psikologjike. S’mbaj mend asgjë”, ka thënë ai përpara hetuesve. Në një moment të dytë reflektimi, 29-vjeçari mësohet se ka dhënë si motiv një konflikt të nisur për para. “Unë doja të kthehesha prapë në Itali, po nuk kisha para. Në darkë u thashë se më duheshin para për t’u kthyer në Itali, por prindërit më thanë se ‘nuk kemi’. Në mëngjes, gjithashtu u kërkova të m’i jepnin ato para. Ata nuk m’i dhanë. Më thanë ‘na hëngre shpirtin, vetëm kërkon’. Pastaj nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur. Edhe tani jam i turbullt, pasi kam probleme dhe prej disa kohësh kurohem me medikamente. Tani po e kuptoj çfarë ka ndodhur dhe më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, është shprehur 29-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë bindëse, pasi, sipas të dhënave, rezulton se ai kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe se ka pasur para mjaftueshëm pa qenë nevoja t’u kërkonte prindërve të tij. Nika, pasi ka qëlluar mbi dy prindërit e tij, ka dalë në rrugë me armën e zjarrit të mbushur.

Policia mundi ta arrestonte rreth 100 metra larg banesës me armën në dorë. Duke njohur temperamentin e Leonard Nikës, banorët e zonës shprehen se janë tmerruar kur e panë të dilte në rrugë me armë në dorë. Por fatmirësisht, policia mbërriti në kohë dhe arriti të neutralizonte 29-vjeçarin, përpara se ta thellonte bilancin e viktimave.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Leonard Nika. Mësohet se është kërkuar që i riu t’i nënshtrohet dhe ekspertizës psikike, për të parë nëse ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Gjatë kontrollit të banesës ku jetonte familja Nika, policia gjeti medikamente që përdorte Leonard Nika për depresionin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të së enjtes, në zonën e njohur si Xhafzotaj.

leo-nikaaaa

 

leo-nika-3

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU